A ndikon negativisht teknologjia tek fëmijët, 5 mitet që nuk duhen besuar

Përgjegjësia që ka një prind është shumë e madhe. Duke filluar nga kujdesi, por dhe edukimi i tij. Shpesh e kanë të pamundur të kujdesen për çdo gjë apo dhe të informohen rreth lajmeve të fundit dhe vërtetësisë së tyre. Kur bëhet fjala për teknologjinë, një nga temat më të folura kohët e fundit, fjalitë më të shpeshta që dëgjojmë janë: ‘’Kompjuteri dhe televizori e bëjnë fëmijën dembel; I bën keq për sytë; Nuk e ndihmon në zhvillimin e trurit etj. E vërteta është pak me e ndërlikuar se kaq dhe më pak e frikshmë.

TV: Nuk është e vërtetë që dëmton trurin e fëmijëvë. Ai nuk e ka fuqinë të depërtojë deri aq thellë në kokën e tyre. E vërteta është që zvogëlon kohën të cilën mund të dalin të luajnë jashtë, me lodra apo të komunikojnë me të tjerët. Gjithashtu kufizon kohën, gjatë të cilës një prind mund të flasë më fëmijën dhe kjo është pjesa më e keqe pasi do të thotë më pak kohë për t’i edukuar.

LOJËRAT NË KOMPJUTER: Këmi dëgjuar që sa më shumë orë kalojnë duke luajtur fëmijët, aq më shumë shëndoshen. Nuk është ekzaktësisht kështu. Shëndeti i tepërt vjen nga reklamat të cilat vlerësojnë ushqimet jo të shëndetshme, por jo sepse kalojnë shumë kohë ulur.

RREZET E TELEFONIT: Shpesh thonë që këto rreze të dëmshme shkaktojnë kancer. Studimet vazhdojne për të zgjidhur këtë çështje. Nuk ka akoma asgjë të sigurtë dhe konkrete.

PERDORIMI I TEPËRT I CELULARIT: Nga studimet e shumta që janë bërë, konkluzioni është që fëmijët bëhen të fiksuar pas celularit, por nuk flasim për një fiksimin në një shkallë të lartë dhe serioze. Pjesa tjetër e këtij problemi është matja e kohës. Akoma nuk dihet se sa orë duhet të rrijë dikush në celular për t’u quajtur ‘’i fiksuar’’.

LOJËRAT ME DHUNË: Kjo gjë nuk ndodh tek të gjithë fëmijët ndaj dhe është e vështirë të ketë një siguri që lojërat me dhunë të shkaktojnë egërsi në karakterin e një fëmije. Studimet akoma nuk kane nxjerrë përfundimet e sigurta.

Share With:
Translate »
791 Views