Alketa Vejsiu: Pushimet e këtij viti, ëndrra në televizion dhe familja…

Fustani i kuq me pika të bardha, këmbët e zbathura, dorëzuar tokës së bereqetshme, vështrimi i tretur larg, por aspak i mendueshëm dhe një bukuri përreth që të lë pa frymë… Kushdo do ta besonte symbyllur një lumturi e dashuri të tillë për tokën e artit dhe historisë, dashurisë dhe verës së mirë… Por për Alketa Vejsiun, Firence është diçka më shumë se kaq: vendi ku janë shkrepur fotot, ajo ndjesi e ëmbël që të lë ndërsa i shfleton njëra pas tjetrës, është edhe vendi i kujtimeve të bukura, dashurisë, lindjes së fëmijëve. Është vendi ku do të jetonte me shumë dëshirë, kohë më vonë, pasi të ketë përmbushur sfidat dhe dëshirat e veta.

 

E pra, pas një vere të larmishme kaluar pak në Afrikën e egër e pak në Toskanën e dashurisë, here me safari e herë lozonjare mes vreshtash, Alketa Vejsiu është shfaqur sërish në ekranin e “Televizionit Klan”. Po aq në formë, energjike dhe me entuziasmin ngjitës, Alketa dhe “Dance With Me” është rikthyer këtë sezon me të tjerë personazhe të njohur. I është rikthyer edhe zyrës tek “Class by AV”, pavarësisht se siç tregon edhe në këtë interviste për “RevistaWho.Com”, ajo nuk është nga ato që e fik telefonin kur largohet nga Tirana. Jeta mes sfidash e ka bindur se të qenit e impenjuar me kohë të plotë të mëson të shijosh edhe pushimet, edhe miqtë, por sidomos edhe familjen. E për të ndenjur pak më gjatë tek kjo e fundit, as mos e mendoni se Alketa ka ndryshuar: familja është mbi çdo prioritet a impenjim. Është gjithçka dhe më e qenësishmja në jetë. Për këtë e të tjera detaje, Alketa tregon vetë…

Share With:
Translate »
1351 Views