Shfaqet për herë të parë, ja si duket gruaja e Kemalit shtatzënë

Siç është bërë e ditur, bashkëshortja e Burak Ozçivit, aktorja Fahriye Evcen është shtatzënë. Çifti i famshëm turk do të bëhen prindër për herë të parë dhe ky lajm i ka gëzuar aq shumë sa kanë qarë kur e kanë mësuar. Lajmin e bënë të ditur mediat turke, nga burime pranë të afërmve të çiftit.

Tanimë e gjithë vëmendja është tek Fahriye dhe si duket ajo shtatzënë. Aktorja rrallëherë poston në rrjete sociale, por ditën e sotme i ka mahnitur të gjithë me një video ku shfaqet duke buzëqeshur teksa shikon nga kamera dhe në pak sekonda teksa kthehet i duket pak barku.

Është ende herët që barku të rrumbullakoset pasi Fahriye është në muajin e dytë të shtatzënisë megjithatë ka mjaftuar kjo video që aktorja të komentohet në rrjete sociale.

Share With:
Translate »
808 Views