Rupert Grint për pak hoqi dorë nga “Harry Potter” dhe ne e justifikojmë

Një ndër aktorët protagonistë të filmave “Harry Potter”, Rupert Grint deklaroi se për pak ishte në pikën për të hequr dorë nga saga, në kulmin e famës së tij. Aktori 30-vjeçar, i njohur për rolin e Ron Weasley, e interpretoi nxënësin disi të hutuar të Hogwarts për tetë filma, mes viteve 2001-2011. Tani, zbuloi se duke u përballur me famën në moshën e adoleshencës për pak hoqi dorë nga roli, pas xhirimeve të “Harry Potter & The Goblet of Fire”, në vitin 2005. Gjatë një interviste për “Independent”, Grint tha: “Pasi mbaruan xhirimet, mendova: A dua vërtet ta vazhdoj më? Është sakrificë e madhe. E merr për të mirëqenë normalitetin, bën gjëra të zakonshme, por në fakt gjithçka ishte ndryshe dhe disi e frikshme. Dhe kishte momente që mendoja: Kaq ishte. Do t’i jap fund. Kur e nisa këtë rrugë nuk e mendoja se ishte ajo që doja të bëja. Gjithçka filloi me shfaqjet e shkollës. Nuk e kisha menduar se ishte ajo që doja të bëja. E dashurova aktrimin ndërsa e bëja këtë punë”.

Share With:
Translate »
607 Views