Një baba si Roberti, tregon si e kujdeset për të bijën kur Nora është në koncerte
Zaimina Vasjari dhe Genc Salihu ishin pjesë e sfidës që kishte të bënte me prindërimin në programin “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca.
Sa të shpejtë ishin ata në të veshur dhe përgatitjen e ushqimit për bebin.
Sfidë kjo që u fitua nga Zaimina, por Luana nisi të pyesë edhe Florin dhe Robertin që janë prindër nëse kujdesen ashtu si Genci për fëmijët e tyre.
Ky ishte momenti kur Robert Berisha tregoi diçka tejet personale.
Veç faktit që kujdeset me shumë dëshirë për vajzën e tij Renè, i është dashur ta bëjë shpesh këtë edhe i vetëm ndërkohë që Nora ka qënë në koncert.
“E kam larë, shpëlarë dhe ushqyer vajzën dhe di ta bëj shumë mirë këtë pasi Nora ka qënë në koncerte”, tha ai.