Fansa të “High School Musical”, kemi një lajm fantastik për ju

Joshua Basset është protagonisti kryesor i muzikalit “High School Musical”, seriali televiziv i bazuar në filmin e famshëm të “Disney Channel”, që u bë trampolinë për karrierën e aktorëve si Zack Efron e Vanessa Hudgens.

Aktori i ri do të interpretojë rolin e Ricky-t, i cili do të marrë pjesë në audicionet për spektaklin e bazuar në “High School Musical”, për të rifituar zemrën e ish-të dashurës Nini.

Muzikali “High School Musical” do të transmetohet në shërbimin e ri On Demand të “Disney”, debutimi i të cilit është parashikuar për në vitin 2019.

Seriali do të ketë 10 episode dhe është përshkruar si një serial me stil “mockumentary”, që ndjek ngjarjet e një grupi nxënësish të shkollës “East High” që improvizojnë një performancë të “High School Musical” për shfaqjen teatrale të shkollës.

Share With:
Translate »
643 Views