Seksi pas lindjes së fëmijës qenka ç’qenka! Enrique Iglesias tregoi detajet
Mendoni se prindërit e binjakëve e kanë të vështirë, se fëmijët qajnë, se janë të lodhur, e keni gabim.
“Seksi tani është më i mirë se kurrë më parë, ndaj nuk ha mëngjes. Në vend të tij, bëj seks”, tha këngëtari spanjoll, i cili vazhdoi të tregonte ndjesitë e të bërit prind.

“Është diçka e mrekullueshme të jesh baba. Është një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur. Më ka ndryshuar. E ngas makinën më ngadalë. Mendohem mirë para se të bëj gjithçka. Jam më i përgjegjshëm. Jam edhe me fat që fëmijët erdhën në këtë pikë të karrierës, kur mund t`i caktoj vetë datat e koncerteve të mia. Nuk qëndroj kurrë larg shtëpisë për më shumë se dy javë rresht dhe kjo është fantastike”, tha Enrique që mezi pret të
kthehet nga koncertet për të përqafuar vajzën dhe djalin e tij. I pyetur edhe se ç`mendon nëse fëmijët do bëhen këngëtarë në të ardhmen, ndryshe nga
shumë të tjerë që thonë “jo” e se nuk ia vlen, ai tha: “Do isha i lumtur edhe me këtë. Dua të bëjnë çdo gjë që u pëlqen dhe i bën të lumtur. Do jem një baba mirëkuptues”. TIP