“Mirëseerdhe Brend”, këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të dytë
Familja e këngëtarit të njohur shqiptar, Shkumbin Ismaili ka mirëpritur sot një djalë.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai ka njoftuar ndjekësit se është bërë baba për herë të dytë.
“Një tjetër dhuratë nga Zoti! Mirë se erdhe Brend!”, shkruajti ai.
Ai dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër për herë të parë para 3 vitesh me një djalë. Tani ata do gëzojnë praninë e dy fëmijëve në shtëpinë e tyre.