U përfol se pret fëmijën e Flori Mumajesit, reagon pornostarja e njohur

Ndërkohë që të gjithë presim projektin më të fundit të Flori Mumajesit që do ta rikthejë në skenën e “Këngës Magjike”, një lajm i bujshëm për të shpërtheu dje në të gjitha mediat.

Gazeta “Express” shkruante dje se pornostarja e njohur Alby Rydes pret fëmijën e Flori Mumajesit.

Sipas saj, pornostarja shqiptare, me banim në Amerikë, po pret një vajzë dhe tani është në javët e fundit të shtatzënisë.Për median kosovare është i dyshimtë edhe fakti që ata e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe Flori është i vetmi artist shqiptar që Alby Rydes ndjek.

Por aktorja e filmave për të rritur, Alby Rydes nuk i ka lënë me kaq thashethemet. Nëpërmjet një reagimi mbrëmjen e djeshme, ajo la të kuptohej se Flori nuk është babai i fëmijës që pret.

Ajo ka qeshur pa masë ndërsa shkruan: “Çfarë dreqin”!

Share With:
Translate »
1010 Views