U zhduk nga Instagrami, Besi zbulon çfarë ka ndodhur me Ijen
Ija e Bes Kallakut është një nga personazhet më të ndjekur në Instagram dhe që bëri namin me postimet e saj. Mirëpo prej disa muajsh Ija nuk ka qenë aktive në llogarinë e saj në Instagram dhe arsyen askush nuk e dinte derisa atë e zbuloi Besi.

Ija i ka dërguar nipit disa video ku shihet duke përgatitur vajin e ullirit ndërsa ai e pyet pse s’po e mban aktiv Instagramin.

“Nuk kam pas mundësi o shpirt. Edhe shume punë kam pas”, i shkruan Ija ndërsa Besi shkruan krah mesazheve: “Arsyeja pse Ija nuk ka qene aktive në Instagram”.

