Shumat e çmendura që kanë shpenzuar mamatë e famshme të showbizit për karrocat e fëmijëve
Kemi folur për modën e veshjeve, të çantave, të tualetit dhe çdo detaji tjetër rreth pamjes së jashtme të një gruaje. Duke parë fotografitë e fundit në rrjete sociale, veçanërisht në instagram, vumë re që një aksesor tepër i kushtueshëm dhe i veçantë ka zbukuruar pamjen e shumë mamave të reja. Do mendoni që po flasim për ndonjë biberon apo çantat e fëmijëve, por JO! Karrocat, janë ato të cilat janë bërë një “must” në botën e modës për mamatë. Fillimisht ajo që shihnim më shpesh në rrugët e Tiranës ishte Stokke, një markë norvegjeze që së fundmi ka ardhur dhe në Shqipëri. Estela Ujka, blogerja e cila tashmë jeton bashkë me familjen në U.S.A është një nga personazhet e njohur që zgjodhi këtë firmë për vajzën e saj Damar Brooklyn. Mesa kemi parë nga fotografitë në Instagram, ajo duket tepër e kënaqur sepse ngjyra që ka zgjedhur i kombinohet me çdo veshje. Nqs ju mamatë e ardhshme doni të njëjtën karrocë çmimet fillojnë nga 1.149$.

Mima është një tjetër markë e karrocave për fëmijë, e cila dallohet pikërisht sepse është e veshur me lëkurë dhe i shton pamjes së mamave shumë klas dhe elegancë. Këtë na e tregojnë pikërisht Zaimina Vasjari me vajzën e saj Khloe të cilat shëtisin në rrugët e qytetit me një mima të zezë.

Mesa duket dhe bashkëshortes së Dj.Vikit, Amandës, e cila është arkitekte dhe blogere, i ka tërhequr vëmëndjen e njëjta karrocë për djalin e saj Alen. Mima e zezë i shton bukurinë fotografive në faqen e saj të Instagramit. Çmimi i kësaj karroce fillon nga 1.400$

Një tjetër personazh i njohur në rrjetet sociale me të njëjtën zgjedhje është dhe ish-e dashura e reperit Majk, Majlinda Zeka. Ajo ka preferuar ngjyrën e bardhë për djalin e saj Roan.

Së fundmi një firmë të re plot ngjyra dhe shumë të veçantë, aq sa nuk gjenden dy njësoj është pikërisht Cybex disenjuar nga Jerremy Scott. Këtë zgjedhje e ka bërë Xhensila Myrtezaj për Ajkën, Suada Sherifi për vajzën e saj Deizi, Tuna për Tian dhe Jona Spahiu për djalin e saj Raiden. Kjo karrocë nuk ka nevojë farë për një përshkrim pasi fotografitë e mëposhtme tregojnë veçantinë që ajo ka. Çmimi i kesaj të fundit fillon nga 1.700$.LIVING


