Flet futbollisti i famshëm: “Mezi pres të bëhem baba, do jem në sallën e lindjes”

Ish-futbollisti italian, Christian Vieri do të bëhet baba për herë të parë.

Dhe 45-vjeçari mezi po pret që të mbërrijë në jetë vajza e tij.

“E gjitha familja jonë u çmend kur dëgjoi për pritjen e ëmbël. Nuk mund të pres derisa ajo të lindë. Ka mbetur edhe një muaj,”-rrëfeu Christian.

Vieri në një intervistë për  “Verissimo” është shprehur se do të jetë në sallën e lindjes në momentin që bashkëshortja e tij Costanza Caracciolo, 28-vjeç, të lindë foshnjen.

“Është një eksperiencë e fortë por do të jem atje,”-tha ai.

Ish-futbollisti dhe Costanza janë njohur 15 vite më parë por vetëm para 1 viti e gjysmë kanë filluar të dalin.

“Constanza është numër 1. E kam njohur 15 vite më parë, por fillova ti shkruaj vetëm 1 vit e gjysmë më parë. Pastaj u takuam në Romë dhe filluam të dilnim,”-tha ai.

Ndërsa për një dasmë të ardhshme Vieri u shpreh: “Të shohim, nuk e kam problem. Le të lindë vajza, pastaj do të shohim.”

 

Share With:
Translate »
662 Views