25 vjet “Mrs Doubtfire”, ritakohet një pjesë e familjes dhe duken kaq ndryshe
“Mrs Doubtfire” është një ndër klasikët më të dashur të viteve ’90 dhe ky ribashkim ka gëzuar shumë adhurues të filmit.

Rreth 25 vjet pas komedisë me Robin Williams, aktorët që interpretuan fëmijët e familjes, Lydia, Chris dhe Natalie, përkatësisht Lisa Jakub, Matthew Lawrence dhe Mara Wilson, u ribashkuan me të dashurin e mamasë në film, Pierce Brosnan, që interpretonte Stu Dunmeyer.
Lisa, tani 39 vjeçe, përndau në “Instagram” fotot dhe videon e realizuar në takimin me “familjen e dikurshme”.