Dhe vjen një ditë që bëhemi prindër të mamit dhe babit

Kjo ndodh dhe është e pashmangshme, herët ose vonë. Kjo ndodh me të gjithë ata fëmijë (të rritur) që kujdesen për prindërit e tyre në ditët e fundit të jetës. Bëhemi prindër të prindërve tonë dhe kjo dhemb shumë…

Dikur ishim ne që respektonim rregullat, ndiqnim këshillat dhe merrnim urdhrat.
Ndryshimi i roleve është vështirë për tu menaxhuar. Pas një jetë që jemi mbështëtur tek prindërit përçdo gjemb në këmbë, jo vetëm që nuk mund të mbështetemi më, por duhet të bëhemi të zotët e vetes për t`ia dalë, për vete dhe për ta.

Krejt papritur e gjejmë veten në rolin e tyre. I ndihmojnë të lahen, të hedhin me kujdes hapat, të hanë. Madje u lutemi për t`i bërë të gjitha këto, siç ata na luteshin dikur. Dhe të gjitha këto i bëjmë pa harruar t`ia japim një përqam, siç ata bënin me ne dhe shkrihemi pas një buzëqeshjeje të dhënë ashtu mes dhimbjesh. Ndërkohë që ata luftojnë, luftojmë edhe ne. Përpiqemi të bëhemi të fortë përpara brishtësisë së tyre, siç përpiqeshin edhe ata të forconin veten kur sapo u bënë me fëmijë.

I vetmi ndryshim është se nëse prindërit u kujdesen për ne që të rriteshim, ne kujdesemi që ata të shkojnë në paqe në botën tjetër. Pra, ata që na dhanë jetën, i kanë tashmë sytë tek ne, për t’i ndihmuar që të ikin në paqe.

E përshtatim shtëpinë tonë për të akomoduar fëmijët tanë të porsalindur (se kështu duhet`i konsiderojmë), fshehim prizat, modikojmë
mobiljet. Transformimi i parë ndodh në tualet, ku vendosim një dorezë sigurie në dush. Vendosim ngado parmakë. Dhe kurrë nuk i lëmë vetëm.

Çdo gjë që dëshiron një fëmijë mirënjohës, i vetëdijshëm dhe i denjë për emrin që mban është të shikojë prindërit e tij të mbyllin sytë të qetë dhe të sigurt për dashurinë që kanë.

 

Share With:
Translate »
1194 Views