Meghan Markle shkëlqen në daljen e fundit, por të gjithë e dimë që këtë stil e ka kopjuar nga Kate
Pasi vizituan Zelandën e Re, Meghan Markle dhe Princi Harry morën pjesë në një pritje që u organizua në Shtëpinë Qeveritare, ku Meghan foli në podium për të festuar 125-vjetorin e votës së grave në vend. Ajo zgjodhi një fustan shumë elegant me mëngë për këtë rast: një dizajn i cili iu besua Gabriela Hearst nga brandi i njohur i veshjeve, Herve. Gjatësia e mesme dhe stili i mëngës, menjëherë zgjuan imazhin e preferuar të Kate Middleton – me fustanin Preen, të cilin ajo preferon ta veshë edhe në ngjyrë të kuqe.

Ndërsa Kate i shtoi edhe një rrip të zi si aksesor në vitin 2016, Meghan i shtoi bukurinë fustanit me një lulëkuqe në krah të majtë duke ia çelur ngjyrën.
Të dyja dukeshat kanë nxjerrë në pah edhe këpucët e zgjedhura për t’i kombinuar me një fustan të tillë.

Kate zgjodhi një palë këpucë të zeza nga Prada për t’i kombinuar me fustanin e zi klasik, ndërsa Meghan besoi se sandalet nga Stuart Weitzman ishin zgjedhja më e mirë.

Që nga koha kur Meghan është bërë pjesë e oborrit mbretëror, e gjithë vëmendja sa i përket stilit është përqëndruar tek ajo. Dukesha duket se nuk gabon asnjëherë, por ajo çka është e dukshme në pothuaj çdo stil është “imitimi” i Kate. Duket se Meghan e ka studiuar mirë Dukeshën e madhe, ndaj edhe kujdeset që të ketë pothuaj të njëjtën paraqitje dinjitoze sa ajo në çdo event të organizuar nga Pallati Mbretëror. Edhe kur me ndonjë detaj duket se kopjon kunatën e saj (dhe kjo nuk shpëton asnjëherë pa u komentuar), Meghan, megjithatë, vazhdon të krijojë stilin e saj origjinal, të cilit shumë vajza duan t’i ngjajnë.

