Gramsh, autobusi përplas 11-vjeçaren

Një vajzë e mitur 11 vjeçe është aksidentuar nga një autobus. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (6 nëntor) në fshatin Drizë të  Gramshit.

“Shtetasi G.Z ., 42 vjeç, banues në fshatin Cingar,  Gramsh, duke drejtuar mjetin autobuz me targa AA 969 RZ, ka aksiduar shtetasen e mitur R. D., 11 vjeçe, banuese në fshatin Cerunjë, Gramsh.

E aksidentuar u transportua menjëherë në Spitalin e Gramshit, dhe ndodhet në  gjëndje të rëndë shëndetësore”,sqaron policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Share With:
Translate »
731 Views