Si të gjitha mamatë, Adelina Tahiri u nda për herë të parë nga djali dhe shpërtheu në lot
Ajo ka fituar statusin e nënës vetëm pak muaj më parë! Dhe si një ndryshim i madh, ardhja në jetë e një fëmije përveçse bekim është edhe një kapitull i ri që nis për të gjithë pjesëtarët e familjes. Por, edhe pse u bë mama rishtazi, këngëtarja Adelina Tahiri qenka si të gjitha mamatë e tjera shqiptare. Në momentin e parë që ndahet nga i biri Jon, vështirë t’a përballojë lehtë si situatë.

Kështu, ndoshta për t’u larguar pak nga mëmësia dhe gjithë ky ndryshim që solli djali në jetën e saj, ajo me të shoqin kanë udhëtuar për disa ditë jashtë vendit. Ndërsa, të voglin ia ka besuar nënës së saj. Por, në një live video me pyetje direkte, këngëtarja kur është ngacmuar për këtë fakt, ka shpërthyer në lot sepse është e para herë që ajo rri disa ditë larg Jonit.

Sipas Prive.al, ka qenë më pas bashkëshorti i artistes që e ka mbështetur në këtë situatë duke i provuar se duhet të mësohet edhe me idenë se do t’i duhet të qëndrojë edhe larg djalit të tyre në momente të caktuara.
Dhe ai ka të drejtë apo jo?