Fansja numër 1, ja ç’bën vjehrra e këngëtarit kur dëgjon këngën e dhëndrit

Reperi i njohur Stresi prej 3 javësh po qëndron në qelitë e Tiranës, pasi u kap me kokainë, armë dhe fishekë në një hotel në Linzë. Arrestimi i tij bëri bujë të madhe në media dhe familjarët e Stresit deklaruan se gjithçka ishte e inskenuar, për t’ja punuar reperit pas krahëve.

Partnerja e tij, Kejsi, nëpërmjet postimeve në Instagram tregoi se e mbështet bashkëshortin e saj, i cili tashmë gjendet në qeli. Madje Kejsi nuk është e vetmja që është në krah të tij. Gjithashtu vjehrra e Stresit beson në pafajësinë e reperit. Në një video të publikuar disa ditë më parë, Kejsi tregoi se mamaja e saj kishte kërcyer ‘Vallen e Tropojës’ gjatë një dasme, për të respektuar dhëndrin.

Së fundmi, Kejsi ka publikuar në Instastory disa video ku shfaqet duke udhëtuar me makinë me nënën e saj dhe në sfond dëgjohen këngët e Stresit.

“Mamaja është krenare gjithashtu.”- shkroi Kejsi në postimin ku mamaja e saj shfaqet duke filmuar një video me këngën e dhëndrit në sfond.

Share With:
Translate »
847 Views