Adoleshentja shqiptare nderon sot të gjithë Greqinë

Elina Xhengo, atletja nga Korça është shpallur kampione bote në hedhje shtize. Ajo prej vitesh jeton familjarisht në Greqi, ndaj dhe në vendin fqinj e kanë bindur për të garuar si atlete greke. Rekordi botëror prej 63.34m është vendosur në Olimpiadën e Argjentinës. Ky rekord për të reja thyhet pas shumë vitesh. Rekord që tani në këtë disiplinë mbahet nga korçarja 18-vjeçare që garon për ngjyrat e flamurit të vendit fqinj. Lajmi për shqiptaren ka bërë bujë në të gjitha mediat greke. Vajza me origjinë shqiptare, është shpallur atletja më e mirë europiane për muajin tetor. Vlerësimi është bërë online me ndihmën e mediave sociale. Ajo mori 3470 vota.

Share With:
Translate »
823 Views