E zbukuruan pemën të parët gjithë familja bashkë, Rezarta Shkurta e paska patur një arsye

Nëse ju jeni pjesë e atyre familjeve të cilat mezi presin të hyjë nëntori për të dekoruar pemën e Krishtlindjeve, atëherë qenkeni me fat. Sipas ekspertëve, dekori i Krishtlindjeve më herët se zakonisht i bën njerëzit më të lumtur, sepse të tillë i bën edhe atmosfera. Kështu që, mendojeni edhe një herë dhe nxirrini zbukurimet e pemës. Filloni punën!

“Në një botë plot stres dhe ankth, njerëzit kanë dëshirë të bëjnë gjërat që i bëjnë të lumtur dhe një prej këtyre gjërave është edhe dekori i Krishtlindjeve, i cili i kthen në fëmijëri dhe u sjell ndjesitë e forta të kohës më të bukur të jetës”, – shpjegon psikoanalisti Steve McKeown për Unilad. “Dekorimet janë thjesht një spirancë apo një shteg për ato emocione magjike të fëmijërisë, emocione nostalgjike, të pazëvendësueshme, kështu që mos hezitoni të nisni të mendoni për pemën!”

Dhe kjo duket mjaft logjike apo jo?

Fizioterapistja Amy Molin bashkohet me këtë argument duke shpjeguar se dekori i Krishtlindjeve mund t’ju kthejë pas në kohë dhe t’ju bëjë më të lumtur, të paktën mendërisht: “Nostalgjia i ndihmon njerëzit të lidhen me të kaluarën e tyre personale dhe i ndihmon ata të kuptojnë identitetin. Për shumë njerëz, dekori i Krishtlindjeve më herët se të tjerët është një mënyrë për t’u rikthyer në fëmijëri.”

Molin thotë gjithashtu se dekori i Krishtlindjeve mund të ndihmojë edhe ata që kanë humbur një njeri të dashur të jetë më pranë, duke shtuar se “dekori, në fillim, mund t’i ndihmojë ata të ndihen më të lidhur me atë individ”.

Share With:
Translate »
1078 Views