Kur vjen puna tek të ëmblat, fëmijët nuk bëjnë naze. Bieta na e vërteton me videon e Kroit
Kur familjes i shtohet një pjesëtar i ri, ai rrëmben të gjithë vëmendjen. Kur vjen në jetë një krijesë e vogël, e brishtë dhe e pambrojtur, ka nevojë për të gjithë përkujdesjen e mundur. Por jo vetëm kaq.
Duke u ndjerë të përgjegjshëm për t’i ofruar kujdesin maksimal, ndihemi deri diku edhe përgjegjës për të fiksuar momentet e tij të bukura duke filluar që nga 1-mujori i ardhjes në jetë e pastaj me belbëzimet e para e kështu me rradhë.
Ndërsa sot, djali i Bieta Sulos paska mbushur 1 vjec e gjysmë. Por me sa duket prindërit e Kroit e kanë vlerësuar këtë ditë dhe e kanë qerasur me një tortë. Vetë Bieta ka postuar një video të Kroit në Instagram ku shkruan: “1 vjec e gjysmë sot… dhe torten e hame vet ???? (kuptohet, sipas menyrës sonë ????)”.
Por kaq i ëmbël sa është Kroi, kur të rritet kemi frikë se do t’i bëjë të gjithë vajzat me diabet. /Kids’ Time