Oriola Marashi flet për herë të parë për të dashurin: Së shpejti do bëhemi me fëmijë

Oriola Marashi mbetet një nga modelet shqiptare më të komentuara në media e rrjete sociale, ndonëse së fundmi është munduar të qëndrojë paksa jashtë syrit të publikut.

Ditën e sotme Oriola është rikthyer për të tërhequr sërish vëmendjen me një foto ku shfaqet e veshur vetëm me të brendshme me rripa, e mbuluar me një tyl dhe bjonde.

“Unë kam një të dashur që quhet muzikë dhe së shpejti do bëhemi me fëmijë”, shkruan Oriola krah fotos.

Kujtojmë që modelja ka mbaruar shkollën për kanto dhe prej disa kohësh ka njoftuar se po përgatit një këngë e cila siç duket është drejt përfundimit.

Share With:
Translate »
1164 Views