Alfio prezanton Fatmën me prindërit
Fatma dhe Alfio janë çifti më i pëlqyer i momentit në ekranet shqiptare. Ndonëse ata lidhjen e tyre e kanë publikuar vetëm pak kohë më parë, kjo gjë nuk i ka penguar fansat të mos i duan ata.
Duket se nga surprizat e fundit që ata kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin, marrëdhënia ka kaluar në një stad më serioz.
Vetëm pak ditë nga tatuazhi që Alfio ka bërë për Fatmën, zbulojmë nëpërmjet Instagramit që e ka prezantuar me prindërit e tij.
Çifti ndodhen në Razëm të Shkodrës , por këtë herë jo vetëm. Mesa duket Alfio ka vendosur të bashkojë babain, nënën dhe të dashurën.
