Reperi që bëri të famshme Kim Kardashian, në pritje të fëmijës së dytë?

Reperi Ray J dhe partnerja e tij duket se dëshirojnë shumë që të kenë familje të madhe. Kanë kaluar vetëm 6 muaj që kur sollën në jetë fëmijën e parë dhe tani thuhet se Princess Love është shtatzënë.

Një burim pranë Hollywoodlife tha: “Princess thoshte se dëshiron një fëmijë tjetër kur ishte shtatzënë me Melody. Ajo do të paktën tre fëmijë dhe është gati 35 vjece, kështu që nuk ka shumë kohë. Gjithsesi, shtatzënia e parë i shkoi shumë mirë. Miqtë e konsideruan si heroinë sepse nuk pati asnjë efekt negativ apo ndonjë ditë që nuk ndihej mirë. Gjithashtu nuk u ankua asnjëherë rreth shtatzënisë.”

Ray J u bë shumë i famshëm kur publikoi videon seksuale me Kim Kardashian, ndonëse mohon se e ka bërë. Tashmë ai është shumë i dashuruar me partneren e tij dhe thotë se çdo gjë që ka bërë në të kaluarën dëshiron ta harrojë.

Share With:
Translate »
577 Views