Ç’bëhet me Bleona Matën? Nëna e saj sot rrëfen detaje të reja

Si për ironi të fatit, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve (20 nëntor) vjen sërish në qendër të vëmendjes rasti i Bleona Matës, vogëlushes që u zhduk pa lënë gjurmë kur ishte vetëm 6 vjeç, 8 vite më parë. Bleona humbi gjurmët më 22 maj të vitit 2010, teksa kulloste bagëtinë së bashku me 5 vajza, të afërme të saj. Në atë kohë, por edhe vite më pas, rasti i vogëlueshes, sot 14 vjeç, shokoi mbarë opinionin publik, për aq kohë sa nuk kishte asnjë gjurmë që të mund të ndizte një dritë në fund të tunelit dhe dëshmitë ndryshoheshin vazhdimisht.

Në studion e emisionit “Pa gjurmë” në Report Tv, nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, tregon se ka informacione të reja për të bijën, por nuk preferon të tregojë më tepër detaje, pasi sa herë janë publike, kanë humbur gjurmët. Në emision ajo ngre të tjera dyshime, ku shprehet se i kërkojnë para për t’ia kthyer të bijën, gjë që sigurisht ka gjasa të jetë edhe mashtrim. Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme.

Share With:
Translate »
826 Views