Brad Pitt dhe Angelina Jolie drejt përfundimit të marrëveshjes së kujdestarisë, ja kush favorizohet

Brad Pitt dhe Angelina Jolie raportohet  se po arrijnë drejt përfundimit të një marrëveshje mbi kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre.

Çifti i famshëm, që u nda në vitin 2016, do të përballen në një gjyq privat muajin e ardhshëm, por mesa duket po i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre për kujdestarinë e Maddox, 17 vjeç, Pax, 14, Zahara, 13, Shiloh, dhe binjakëve 10-vjeçarë Knox  e Vivienne.

Sipas mediave të huaja, Angelina dhe Brad kanë rënë dakort se lufta midis tyre po dëmton fëmijët ndaj duan të zgjidhin çështjen dhe të shmangin dhimbjen e vazhdimit të një beteje të gjatë gjyqësore.

Megjithëse aktorja kishte kërkuar fillimisht kujdestarinë e plotë të fëmijëve, raportohet se marrëveshja do të përfshijë një kohë të konsiderueshme për 54-vjeçarin.

Share With:
Translate »
665 Views