Motrat Istrefi surprizojnë të ëmën për ditëlindje, në vendin perfekt për pushime dimërore
Këngëtaret Nora dhe Era Istrefi janë dy prej femrave më të përfolura në estradë.
Jo më pak vëmendje mediatike shpesh ka rrëmbyer edhe motra e tyre, Nita, e cila qëndron larg muzikës.
Ato kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale imazhe, duke treguar se si e kanë kaluar së bashku mbrëmjen nën shoqërinë e njëra-tjetrës.
Ndërkohë edhe nëna e tyre, e cila është krenare me të arriturat e fëmijëve të saj, duket të ketë qenë e lumtur që këtë ditëlindje e festoi pranë tyre.
EraIstrefi po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj të fundit muzikor “Anything More”, bashkëpunimi me Steve Aoki.
Në anën tjetër, Nora është duke u bërë gati për programet festive, pasi do të jetë pjesëmarrëse në disa prej tyre.



