Burak Ozcivit mungon shpesh, por bashkëshortja di si ta mbushë kohën gjatë shtatzënisë

Sado që pjesën më të madhe të kohës së pritjes së ëmbël, Fahriye Evcen Ozcivit po e kalon me familjen dhe bashkëshortin e saj, Burak Ozcivit, ky i fundit, natyrisht, nuk mund të jetë gjithmonë pranë saj. Dashurinë për fëmijët, të dy aktorët e kanë shprehur shpesh edhe publikisht, ndaj edhe lajmi se së shpejti po u vjen në jetë një fëmijë, ishte i mezipritur.

Meqenëse gjatë kësaj periudhe, Fahriye Evcen ka më shumë kohë për t’u marrë me veten, ka zgjedhur një mënyrë që i pëlqen shumë ta bëjë. Së bashku me një grup fëmijësh, aktorja ka qenë së fundi në një program në Gjermani, në bashkëpunim me UNICEF-in. Fahriye ka takuar shumë fëmijë të UNICEF-it në Solingen, vendi ku ka lindur, dhe ka kaluar pothuaj gjithë ditën duke u argëtuar me ta.

Edhe nëse Burak mungon, Fahriye nuk ndihet keq, përkundrazi. Siç duket edhe në këto foto, ajo kënaqet shumë me fëmijët dhe i pëlqen të udhëtojë për ca kohë në botën e tyre plot ngjyra.

Share With:
Translate »
821 Views