Në vend që të kërcënoni fëmijët, shpjegoni pasojat

Gjatë prindërimit është shumë normale t’i mësohet fëmijës të përballet me pasojat. Kështu shprehet mjeku pediatër Ken Sirzelecki, i cili mendon se kjo është një mënyrë për të ndërtuar standarde dhe rregulla.

Por duhet te dini se rregullat familjare që kanë si qëllim të mësojnë fëmijën edhe me pasojat, janë ndryshe nga dënimet. Ato janë me kuptim, të arsyeshme dhe racionale.

Ndërsa e përballni fëmijën me pasojat, ju duhet të merrni parasysh edhe moshën apo aftësitë e tij. Ndonjëherë prindërit mund të kërkojnë nga fëmija që ai të bëjë gjëra për të cilat nuk ka aftësitë e duhura duke marrë parasysh moshën.

Gjithashtu nuk duhet të talleni me fëmijën pasi e keni bërë të përballet me pasojat. Për shembull, nëse ai nuk do të sistemojë lodrat, mund t’ia largoni për një kohë të caktuar, por kurrsesi të talleni apo të silleni në mënyrë agresive me të.

Share With:
Translate »
727 Views