Dy prindër të suksesshëm, Ermali fton në finalen e Xing personin më të veçantë
Ndoshta e prisnit prej kohësh, por vetëm pas 3 vitesh emision, Ermali tani ka menduar ta ftojë në program, bashkëshorten e tij Amin. Pasi janë bërë prindër për herë të dytë, kjo përballje e Amit dhe Ermalit në Xing do të jetë me të vërtetë interesante dhe për të mos u humbur. Vetë Ermali përmes një postimi në Instagram, na ka bërë me dije se e ftuara speciale e finales së Xingut është Ami.
“Këtë vit e mbyll Xingun me të ftuarën më speciale që kemi pasur ndonjëherë…Bëj një pyetje për shpirtin tim @amardatoska dhe pyetja do lexohet bashkë me emrin tënd. Kujdes kur shkruani se do i kontrolloj vetë komentet”,-shkruan Ermali në postimin e tij.
Në fakt është interesante kjo intervistë, pasi me siguri Ermali di çdo përgjigje të Amit, pasi e njeh mirë atë.