Uliksi tashmë ka këngën e tij, Adelina shkruan dhe këndon fjalët më të ndjera për të birin në klipin e sapo publikuar

Në prill të vitit 2017 Adelina Ismaili u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë djalin e saj që mban emrin Uliks.

Pas humbjes së nënës nga një sëmundje e rëndë, Uliksi i dha forcë dhe kurajo për të patur arsye për t’i buzëqeshur jetës. Ajo iu kthye skenës muzikore duke qenë mjaft aktive. Por sot, në ditën e parë të Vitit të Ri, ajo ka publikuar klipin e rradhës. Nuk është një videoklip si gjithë të tjerët por një dedikim për të birin.

Këtë herë Adelina nuk vjen vetëm si këngëtare por edhe si tekstshkruese. Ajo ka derdhur në vargje të gjithë dashurinë e saj për të bekuar të birin duke e titulluar këngën “Sa 1000 engjuj”. Me siguri ky do të kthehet në hitin e preferuar të prindërve shqiptarë. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
923 Views