Aktorja e famshme bekohet me një vajzë

Aktorja e famshme Billie Piper ka mirëpritur në jetë një vajzë të vogël me të dashurin Johnny Lloyd.

Ylli i Hollywood ka edhe dy djem Winston, 10 vjeç dhe  Eugene, 6 vjeç, nga martesa me ish bashkëshortin Laurence Fox.

Vajza, emri i së cilës nuk zbuluar ende, raportohet se lindi gjatë Krishtlindjeve.

Sipas një burimi për Daily Mail, nëna dhe foshnja janë të shëndetshëm.

36-vjeçarja filloi të dilte me rokerin Lloyd në vitin 2016, menjëherë pas ndarjes nga Laurence.

Ajo dhe djali i aktorit, James Fox u martuan në vitin 2007, pasi aktorja përfundoi martesën e parë me moderatorin Chris Evans, 16 vite më të madh.

“Billie është e kënaqur që lindi vajzë. Me dy djem, një të dashur dhe dy ish-bashkëshortë ndihet e rrethuar vetëm nga burra,”-tha burimi.

Share With:
Translate »
599 Views