Alban Skënderaj publikon foton më të ëmbël të ditës dhe pak fjalë për të bijën

Alban Skënderaj ka publikuar pak minuta më parë një foto të vajzës së tij Ameli. Teksa vështron nga dritarja, e vogla e babi Albanit dhe mami Miriamit mori vëmendjen e të gjithëve me ëmbëlsinë që transmeton. Sigurisht pak fjalë krahas fotos nuk mund të mungonin, ashtu siç vetëm këngëtari i njohur di të shkruajë. “Me ty jeta është çdo ditë një festë”,-shkruan Albani.

Fotot e së voglës Ameli publikohen shpesh nga prindërit e saj. Ajo rritet çdo ditë dhe po kthehet në një zonjushë shumë simpatike. Më herët çifti i njohur i showbiz-it na kanë njohur edhe me talentin në muzikë që ka e vogla e familjes.

Share With:
Translate »
818 Views