Si të rrisni një fëmijë që flet më shumë se një gjuhë
Pranojeni faktin që doni të flasin më shumë se një gjuhë.
Pjesa më e madhe e familjeve që kanë mundësinë të rrisin fëmijë që flasin më shumë se një gjuhë, duhet të vendosin nëse kjo është diçka për të cilën do të donin të investonin. Por ndonjëherë lind pyetja: “Po nëse partneri/ja ime nuk është dakord që fëmija të flasë gjuhën time të parë?” Është e trishtueshme por e kuptueshme.
Ekziston mundësia që njëri prind të ndihet i lënë jashtë duke mos kuptuar gjuhën me të cilën flitet ndërkohë ose të ndihet shqetësimi që gjasat janë që fëmija të mos ndihet shumë rehat. Shumë nga këto keqkuptime marrin përgjigjje dhe në vijim do të gjeni disa dobi kyçe të cilat mund t’i përdorni si argumenta në çdo diskutim. Në lidhje me dëshirën tuaj për t’ju folur fëmijëve në gjuhën tuaj të parë, ju përgëzojmë! Kjo është diçka nga e cila fëmijët tuaj do të përfitojnë dhe madje shumë.
Kuptoni çfarë duhet të prisni dhe kur.
Disa familje duan të promovojnë kulturën shumë-gjuhëshe me fëmijët e tyre, veçanërisht nëse të folurit të më shumë se një gjuhe është e zakontë në komunitetin e tyre. Kjo qasje është e drejtë për sa kohë prindërit ndihen mirë duke u përkushtuar në këtë drejtim të fëmijëve të tyre. Gjithashtu ky interes promovon proçesin e të mësuarit. Megjithatë, për të tjerë, të folurit të më shumë se një gjuhë është diçka shumë e nevojshme dhe në këtë situatë mirë është të jenë të përgatitur paraprakisht. Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj shenjave si mangësi në konceptimin e gjuhës apo mungesën e dëshirës për të komunikuar në një gjuhë të caktuar. Përgatiteni veten për sipërmarrjen e vështirë të të mësuarit të fëmijëve të flasin më shumë se një gjuhë.
Sa gjuhë?
Çfarë do të donit të arrinit duke i mësuar fëmijët të flasin më shumë se një gjuhë? Do të donit thjesht të kultivonit trashëgiminë kulturore të familjes suaj apo t’i ndihmoni fëmijët të mësojnë hap pas hapi pa qenë nevoja të lodhen më vonë? Arsyet janë të ndryshme dhe variojnë, por praktikat janë të njejta. Numri i gjuhëve të huaja që zgjidhni t’ju mësoni fëmijëve tuaj varet nga prakticiteti që dispononi në lidhej me to. Për shembull, a mundet dikush nga shtëpia t’i eskpozojë fëmijët në mënyrë të qenësishme ndaj një gjuhe të caktuar? A jetoni në një mjedis ku gjendeni të rrethuar nga njerëz që flasin më shumë se një gjuhë?
Përgjithësisht, fëmijëve u ofrohen aq gjuhë sa fliten në shtëpi, ndoshta me një tepër. Zakonisht nëse familjet nuk flasin më shumë se një gjuhë, as fëmijët nuk mësojnë më shumë se një. Por, nëse në familje fliten dy të ndryshme, fëmijët përfitojnë edhe një ekstra nëse përpjekjet mjaftojnë, shkruan Pikkom.
Sipas studimeve, një fëmijë duhet të ekspozohet rreth 30% të kohës ndaj një gjuhe të caktuar në mënyrë që të mund të fillojë ta mësojë.
Mos prisni – Kjo është koha e duhur!
Koha perfekte për të filluar me sistemin shumë-gjuhësh është që përpara se fëmija të lindë. Me teknologjitë më të fundit në dispozicion, kërkuesit kanë mundur të ndjekin se çfarë ndodh në kokën e një foshnje në barkun e nënës. Mesa duket, bebet dinë shumë në lidhje me njohuritë që përpara se të lindin, kështu që fitojnë aftësi të jashtëzakonshme verbale. Pra, pse është një ide e keqe të shtyhet? Truri pajiset me sinapse gjatë tre viteve të para të jetës duke hapur kështu rrugët që ndihmojnë në ndërtimin e komunikimit. Ndërtimi i çipit të gjuhës në kokë vazhdon deri sa arrihet një moshë gjatë së cilës ritmet ngadalësohen. Sa më i vogël të jetë fëmija, aq më pak të tërhequr janë nëse bëjnë gabime. A ka kushte më të mira të mësuari se këto?
Kini durim dhe vazhdoni!
Të rriturit të fëmijëve që flasin më shumë se një gjuhë kërkon shumë durim dhe nuk ka dyshim që do të ketë edhe momente të vështira. Sigurisht që fëmijët që flasin një gjuhë kanë vështirësitë e tyre. Mos u shqetësoni nëse fëmijët tuaj nuk mësojnë ta përshtasin gjuhën shumë shpejt apo nëse nuk e flasin njësoj si moshatarët e tyre. Thjesht përqendrohuni në atë që mund të arrijnë fëmijët tuaj dhe vlerësojini shumë! Përpjekjet janë ato që vlejnë në fund të fundit!
Këshillohet:
Bëjeni të mësuarit, argëtues dhe krijues, duke përdorur një sërë materialesh të gjuhës si video, këngë dhe lojëra.
Përdorni mënyrën e anasjelltë. Që të vegjël fëmijët janë të aftë të bëjnë dallimin mes fonemave, të cilat janë “elementë të zërit ose blloqe ndërtues të gjuhës.” Madje nëse i vendosni në një mjedis ku mund ta dëgjojnë gjuhën tek flitet, janë më të aftë të mësojnë gjithçka në mënyrë më efektive.
Krijoni një rutinë që e gjithë familja ta ndjekë rigorozisht. Videot ndihmuese, librat e ilustruar dhe të kënduarit mund të implementohen në rutinë në mënyrë argëtuese.
Krijoni mundësitë e nevojshme që fëmijët tuaj të mund ta praktikojnë gjuhën që po mësojnë dhe të kenë më shumë vetëbesim në këtë sipërmarrje.
Nuk këshillohet:
Mos e gjykoni progresin e fëmijëve tuaj nga ajo që shihni momentalisht. Edhe nëse fëmijët tuaj nuk e flasin ende gjuhën, truri përthith format e tingujve dhe krijon kanale komunikimi që një ditë fillojnë të funksionojnë normalisht.
Mos e bëni të mësuarin stresues duke vënë synime apo duke shfaqur sjelljen tuaj dominuese prej prindërish. Edhe pse mund të keni krijuar një rutinë së cilës kërkoni t’i qendroni rigorozë, bëjini gjërat sa më të lehta dhe argëtuese. Një mënyrë mund të jetë duke përdorur materiale me shumë ngjyra në gjuhën e huaj që kërkoni t’ju mësoni fëmijëve tuaj.
Mos i shtyni fëmijët të mësojnë shumë apo shumë shpejt. Të përdorurit të mënyrës se anasjelltë me materiale të një cilësie të mirë, do t’i ambjentojë shumë shpejt fëmijët me gjuhën.
Mos u shqetësoni nëse fëmijët fillojnë të ngatërrohen mes gjuhësh të ndryshme pasi është normale kur mësojnë. Me kalimin e kohës, fëmijët fillojnë t’i bëjnë dallimet vetë.