E frymëzuar nga personi më special në jetën e saj, Samanta publikon këngën e re

Pak minuta më parë Samanta ka publikuar projektin me të ri muzikor me titull “Vonë” në bashkëpunim me reperin Elinel. Fabula e këngës flet për historinë e dashurisë të lënë në gjysmë mes një çifti, duke u shoqëruar me një videoklip mjaft tërheqës.

Por publikimi i këngës pikërisht sot, nuk është rastësi. E dini kush e ka frymëzuar Samantën për melodinë e këngës? Nipi i saj i vogël. Samanta ka zbuluar se ka qenë ai i pari i cili e ka kënduar dhe prandaj artistja vendosi që këtë projekt ta publikonte në ditën e lindjes së tij.

Në profilin e saj të ‘isntagramit’ bukuroshja ka publikuar një video teksa vogëlushi këndon melodinë e këngës “Vonë”.

”Gezuar Ditelindjen Ethan! Vendosa ta publikoj kete kenge ne diten e lindjes tende se ti ishe i pari qe e kendove me zerin tend engjellor! Faleminderit qe na e zbukuron cdo dite. Teja te do pafund”, ka shkruar Samanta.

Përveç se një këngë mjaft e bukur, padyshim ky është një nga projektet më të dashur për Samantën.

Share With:
Translate »
596 Views