Princ William “feston” ditëlindjen e Kate në mënyrën më të veçantë, batuta e tij bën xhiron e mediave

Ditën e djeshme Kate Middleton kishte ditëlindjen dhe bëri 37 vjeç. Kur të gjithë prisnin që ajo ta festonte këtë ditë pranë princ William, nuk ka ndodhur kështu, pasi ai ka qenë i angazhuar me disa fushata bamirësie.

Në një nga spitalet ku ishte prezent për aktivitetet e bamirësisë, dy fëmijë i dhuruan princ William dy vizatime, ku uronin Kate për ditëlindjen e saj. Menjëherë pas kësaj dhurate, princi i ka falënderuar fëmijët dhe nuk i është shmangur pyetjeve për ditëlindjen e Kate.

“Po mu kujtua ditëlindja këtë mëngjes, kështu që jam në rregull”, tha ai me humor.

Të gjithë qeshën pas kësaj batute dhe në fund lexuan urimin, i cili shkruante: “Kate shpresoj të jesh duke festuar ditëlindjen më të bukur që mund të kesh imagjinuar”. Planet e Kate Middleton për ditëlindjen e saj, ishin ta kalonte me 3 fëmijët dhe bashkëshortin.

Share With:
Translate »
688 Views