Shikoni si ka qenë i vogël moderatori i njohur shqiptar

Që në fëmijëri ka qenë shumë i shkathët dhe e adhuronte televizionin.

Moderatori Kelvin Kadilli i ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan tregoi se kur ishte i vogël kapte çdo objekt të mundshëm dhe e shëndërronte në mikrofon dhe prezantonte e interpretonte.

Gjatë emisionit u shfaqën foto të moderatorit kur ishte fëmijë dhe dukej mjaft simpatik.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e zhurmshme. Kemi qenë familje e madhe, prindërit, unë dhe 2 motra me të cilat kam 10 dhe 11 vite diferencë. Kemi qenë gjithë kohën një shtëpi e mbushur plot me njërëz. Unë isha ai tipi që merrja një deodorant dhe këndoja nëpër shtëpi”, tregoi moderatori.

Share With:
Translate »
622 Views