Është diçka që Aurela Gaçe ia ndjen mungesën por “fatmirësisht” mund ta gëzojnë vajzat e saj
Sado të lumtur dhe të plotësuar të ndihemi me jetën tonë dhe atë çka bëjmë, sërish do të ketë gjëra që i kemi të pamundura t’i arrijmë apo gjëra për të cilat shpesh nënzë themi: “Ah sikur t’i kisha dhe unë këto!”.
Në përgjithsi, njerzit janë më kërkuës tek pamja e tyre, ndoshta sepse pamja është ajo çka bie menjëherë në sy. Sidomos për artistët apo personazhet publikë në përgjithsi, dukja është shumë e rëndësishme. Jo vetëm sepse ata duan të duken në formën më të mirë por edhe sepse shpesh kthehen në modele frymëzimi për të tjerë.
Pa ndrojë, e çiltër dhe e drejtëpërdrejtë si gjithmonë, Aurela Gaçe ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram një detaj që do të donte ta kishte ndryshe nga pamja e saj.
Duke përdorur dhe humorin që e karakterizon ajo është shprehur se nuk bëhet fjalë as për gjatësinë dhe as për dekoltenë pasi me këto të dyja ndihet komode.
Diçka që I mungon vërtetë janë “vetullat e trasha” e megjithatë, ajo është e lumtur që vajzat e saj e kanë trashëguar këtë tipar nga i ati dhe ndryshe nga këngëtarja I kanë të plota vetullat.
Ne na vjen mirë kur artistët ndajnë me ne edhe çfarë nuk iu pëlqen tek vetja sepse kështu afrohemi më tepër drejt tyre, e megjithatë, si me vetulla të trasha si me vetulla të holla apo pa vetulla fare, Aurela Gaçe mbetet një aset në tregun muzikor shqiptar…
