Meghan Markle veshi një fustan 35 dollarësh dhe të gjitha gratë shtatzëna duan ta kenë

Vetëm dy ditë pas vizitës në Birkenhead, Meghan Markle sot është në një tjetër aktivitet. Dukesha e Susses-t ishte në The Mayhew, një organizatë bamirëse që promovon mirëqenien e kafshëve. Meghan ka qenë gjithmonë një mbështetëse besnike e të drejtave të kafshëve përpara se të bëhej pjesë e familje mbretërore. Dy qentë e saj, kur ajo u martua me Princin Harry, u dhanë për birësim në një familje.

Mirëpo, si gjithmonë cilado qoftë kauza e Meghan, sërish e tërheq vëmendjen veshja e saj. E njohur për stilin e saj të veçantë, Meghan shpenzon shumë për veshjet, më shumë se kunata Kate. Gjithsesi, sot ajo ka vendosur të kombinojë Armanin me H&M. Dukesha ka zgjedhur një pallto nga Armani dhe një fustan bezhë shtatzënie të markës H&M. Ky fustan nëse ju pëlqen dhe jeni në pritje të ëmbël njësoj si Dukesha Meghan, mund ta blini për 35 dollarë.

Share With:
Translate »
714 Views