Sia është kopja e Joel dhe të dy bashkë janë kopja e mami Amit
Ami dhe Ermali u bënë prindër për herë të dytë vitin e kaluar, me vogëlushen Sia, të cilë e mbajtën jashtë medias deri në festat e fundvitit.
Familja Mamaqi 😍
Posted by Family's Time on Sunday, December 30, 2018
Pas kësaj videoje të veçantë familjare, mami Ami na prezantoi edhe me setin fotografik që i bënë vogëlushes kur ajo ishte e porsalindur.
Mesa duket portreti i saj ishte dhuratë festash për ne dhe prindërit nuk e nxorrën më në rrjete sociale.
Por Kids’Time ka arritur të sigurojë këtë foto të mrekullueshme ku i shohim bashkë të dy vogëlushët e Amit dhe Ermalit që mesa duket ia kanë “këputur kokë” mamit të tyre. /Kids’Time/
