Jenson Button do të bëhet baba, pret një fëmijë nga Brittny Ward

Jenson Button do të bëhet baba. Kampioni i F1 në 2009, 38 vjeç dhe e dashura e tij Brittny Ward, 28 do të bëhen prindër së shpejti.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë piloti anglez në një njoftim në Instagram, dhe të njëjtën gjë edhe modelja 10 vjet më e re se ai.
Për çiftin ky është fëmija i tyre i parë dhe do të lindë në verë, shkruajnë prindërit e ardhshëm.

Jenson dhe Brittny janë fejuar në mars të 2016, tre muaj pas fundit të martesës së pilotit me Jessica Michibata, me të cilën ishte martuar në dhjetor të 2014.

Share With:
Translate »
578 Views