“Të urrej baba. Pse e bën gjithmonë nënën për të qarë?” Kur William fëmijë mbronte Dianën
Ishte William ai që i çonte etët për të fshirë lotët të ëmës kur mbyllej në dhomën e saj dhe qante.
“Të urrej baba. Të urrej kaq shumë. Pse e bën gjithnjë nënën për të qarë?”, kështu i thoshte William të atit kur ish 14 vjeç.

Biografja Katie Nicholl thotë se pesha më e madhe e krizës bashkëshortore dhe divorcit mes Dianës dhe Charls rëndonte mbi William.

Edhe Harry e ka përjetuar keq, ama William ishte më i rritur dhe i kuptonte më mirë situatat. Megjithatë, edhe sipas Nicholl të dy djemtë kanë një marrëdhënie të tensionuar me të atin dhe sidomos me Camilla-n, të cilën Diana e urrente.
Përpos zënkave dhe divorcit me Dianën, djemtë ende nuk e kanë falur të atin për mungesën e tij gjatë adoleshencës së tyre.