Meghan Markle shtatzënë, detaji që zbulon gjininë e fëmijës

Meghan Markle dalëngadalë po i afrohet fundit të shtatzënisë, ku në muajin prill do të bëhet nënë për herë të parë.

Ky është fëmija i parë për ish-aktoren amerikane dhe princin Harry të Anglisë.

Teksa muaji i lindjes është zbuluar, tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar në gjininë e bebes.

Lidhur me këtë fakt në Angli janë hedhur një numër i konsiderueshëm bastesh, ku bookmakers, janë detyruar që ti bllokojnë tashmë, duke parë diferencën e djeshme lidhur me gjininë, e cila shkon për vajzë.

Natyrisht nuk ka asgjë të konfirmuar deri më tani, duke qenë se familja mbretërore e zbulon gjininë vetëm pas lindjes.

Ndërkohë duke cituar burime pranë familjes mbretërore, mediat shkruajnë se dhoma e fëmijës që pritet të vijë në jetë është lyer me ngjyrë rozë

 

Share With:
Translate »
688 Views