E dini pse fëmijët shohin disa herë të njëjtin film? Përgjigjen pediatrët dhe psikologët
Sa herë e keni pyetur djalin apo vajzën tuaj” Po sheh akoma të njëjtin fillm?”, pasi keni parë se ata vazhdimisht përqëndrohen në të njëjtin film.
Herën e parë që një fëmijë e sheh një film, ai nuk mund t’i ndjekë me kujdes të gjitha hapat.
Kapaciteti për vëmendjen dhe mbi të gjitha për përpunimin njohës është më pak se ritmi i projeksionit dhe kjo përcakton faktin se, pa vetëdije, një fëmijë humb një sërë hapash, duke u çorientuar.

Pasi ai e ka parë më shumë se njëherë të njëjtin film, është vënë re që ishte më i përgatitur sepse u njoh me personazhet në film si dhe ishte në gjendje të kuptojë shumë detaje të cilat i kishin shpëtuar herët e para.
Tek një fëmijë lidhja emocionale është më e fortë dhe e rëndësdishme sesa tek një i rritur. Një faktor tjetër i rëndësishëm është ndjenja e sigurisë që rishikimi ju jep atyre. Nëse për një të rritur rishikimi i skenave të njëjta sjell mërzi tek një fëmijë kjo prodhon siguri, sepse duke ditur se ç’do të ndodhë, në njëfarë mënyre e siguron atë për rezultatin dhe nuk e vë përpara diçkaje të paparashikueshme dhe të pasigurt.
