E ëma i thoshte: “Je bërë si lopë”, Rudina Dembacaj rrëfen adoleshencën

Rudina Dembacaj është një prej aktoreve më simpatike e më të dashura për publikun. Ajo ka rrëfyer pasditen e djeshme në emisionin “Rudina” dietën strikte dhe ushtrimet fizike që ka kryer, për të humbur peshë.

Brenda një periudhe kohore 3-vjeçare Rudina ka humbur rreth 35 kg, për të fituar peshën ideale trupore.

“Unë kam patur një mbipeshë të fuqishme dhe maksimumi i kilogramëve, që kam arritur ka qenë 87 kilogramë. Shtimin në peshë e kam kaluar dy herë, sepse edhe gjatë shtatzënisë kam shtuar 28 kile, që ishin shumë në fakt, por për kilet e adoleshencës mu deshën 3 vjet që të bija në mënyrë të shëndetshme.

Kam qenë fëmijë topolak, por jo e shëndoshë. Në vit të parë në gjimnaz, kur zbuluam sufllaqet fillova dhe u shëndosha shumë. Në atë periudhë unë e ekzagjeroja në çdo gjë. Mamaja ime e kishte zakon të më thoshte po haje dhe këtë se dy lugë janë dhe kur u shëndosha më thoshte ti ha, por je bërë sa një lopë”, u shpreh me humor aktorja.

Share With:
Translate »
883 Views