“S’dinte kush nga ne ishte babai fëmijës”, historia e këngëtarit shqiptar me malazezen

Të ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” janë Agim Gërguri nga grupi Fisnikët dhe Ertila Koka. Ata kanë bashkëpunuar së fundmi për këngën “Ne të dy”, një këngë e cila është pëlqyer shumë nga publiku.

Gjatë emisionit këngëtari Agim Gërguri ka treguar një rast qesharak që i ka ndodhur në Ulqin ku një fëmijë e ka ngatërruar me babain e tij.

“Ishim në Ulqin për të kënduar çdo mbrëmje. Një mbrëmje ishim të lodhur dhe me saksofonistin e grupit, Fitimin dolëm të pinim një kafe. Vjen një djalë i vogël, 5, 6 vjeç, i veshur me papuçe dhe ulet ne prehërin tim. ‘Tata’ tha. Në gjuhën malazeze do të thotë ‘Babë’. U habita unë. ‘Unë baba?’ e pyeta. ‘Tata’ tha dhe më përqafoi. Më shkoi mendja për kamera të fshehtë. ‘Nuk jam unë baba’ i thashë.

Ndërkohë aty ishte një kuzhinë dhe kuzhinieri më ngjante shumë, origjinal si unë. E kuptova që më ka ngatërruar. Kuzhinieri i thirri djalit. Ai më shikonte një herë mua, një herë kuzhinierin. Nuk e dinte kush ishte babai. Erdhi gruaja këtij kuzhinierit dhe i tha kush ishte babai”, tregoi këngëtari.

Share With:
Translate »
663 Views