Irma Libohova paska pasur 4 epitete kur ishte e vogël dhe sapo na u kujtuan gjyshet tona

Irma Libohova është një nga këngëtaret që gëzon një karrierë shumë të gjatë në skenën shqiptare. Ajo ka arritur të jetë fituese e shumë çmimeve në kompeticione të ndryshme dhe këngët e publikuara prej saj janë dëgjuar për një kohë shumë të gjatë.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Soiree’ në ‘Top Channel’. Ndër shumë detaje që këngëtarja ka ndarë rreth fëmijërisë së saj, ajo ka përmendur disa nga epitetet që familjarët apo të afërmit e thërrisnin në moshë të vogël.

‘Micka’, ‘Çerr’, ‘Çindër’, ‘Bërthackë’, janë disa prej tyre.

Ndër të tjera Irma ka ndarë dhe disa kujtime që lidhen me karrierën e saj shumëvjeçare në skenën shqiptare.

Share With:
Translate »
729 Views