Turi dhe këpuca e një bebi, moderatori flet për lajmin e shtatzanisë së Orindës

Moderatori i njohur Turjan Hysko një ditë më parë publikoi një foto në Insta Story ku shfaqej këpuca e tij dhe ajo e një foshnje.

Kaq mjaftoi për të ngjallur dyshime lidhur me shtatzëninë e mundshme të Orindës.

Së fundmi ai ka ripostuar foton e shumëpërfolur, me të vetmin ndryshim, kësaj here mbishkruante ndër të tjera se s’ka asnjë mesazh të fshehur.

Moderatori pohoi se këpuca është e Arlit, foshnjës 6-muajshe:

“Nuk kam fshirë gjë! Është story 24 orë. S’ka asnjë mesazh të fshehur! Është ‘këpuca’ e Arlit, një shokut tim 6-mujorsh!”

 

Share With:
Translate »
805 Views