Dukesha Kate ka zbuluar detaje nga jeta brenda pallatit, këtë herë protagonistë janë të vegjëlit e saj

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton ka zbuluar së fundmi se fëmijët e saj, Princi George dhe Princesha Charlotte, i ofrojnë shpesh ndihmë teksa gatuan. Ditën e sotme, Kate ka qenë e pranishme në një shkollë fillore dhe gjatë bisedës me të pranishmit ajo zbuloi disa detaje nga jeta familjare në pallat, që lidheshin me të vegjëlit e saj.

Sipas ‘People’, dukesha është shprehur: “Ata bënë pasta me djathë dje. Njëri bën gati miellin, njëri fut qumështin dhe gjalpin në tas. Ata gatuajnë edhe sallata. Charlotte dashuron ullinjtë”.

Ndërsa në biseda me më të vegjëlit, Kate ka treguar për lumturinë që i jep familja dhe për faktin që shpesh luajnë së bashku.

Siç edhe kuptohet familja mbretërore po kalon një periudhë shumë të bukur dhe të qetë, pas zhurmës mediatike që shkaktoi aksidenti i bashkëshortit të mbretëreshës dhe fjalëve për konflikt mes vëllezërve, William dhe Harry.

 

Share With:
Translate »
624 Views