Babi Ermal hap rrugën! Joeli i vogël po ia merr dorën televizionit dhe është gati t’i zërë vendin

Djali i Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës duket se e ka zgjedhur të ardhmen e tij dhe nuk është larg gjurmëve të prindërve!

Joeli i vogël ka pasion kamerat dhe regjistrimet dhe këtë na e ka treguar edhe Ermali në një postim në Instagram.

“Duke xhiruar reklama me këtë regjisorin e ri të talentuar!”, shkruan moderatori.

Në pamjet e publikuara, Joeli shfaqet duke parë nga objektivi i kamerës, ndërkohë që babi i tij xhironte një reklamë për emisionin.

Dukshëm ai është më i rritur tani dhe ka një ngjashmëri të paparë me të atin:

“Kopja jote, fiks si shprehja: ‘Bëmë baba të të ngjaj”, shprehen ndjekësit e moderatorit kur shohin se sa shumë ngjason Joeli me Ermalin.

Share With:
Translate »
596 Views